“Votove Liken për President”, Rama: Metën do ta fut në binarët kushtetues

Ajo që diskutohej tashmë është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama në emisionin Real Story se do të dërgojë sërish në Presidencë kandidaturën e Sandër Lleshit për dekretim në postin e Ministrit të Brendshëm. Kjo sipas tij është një mundësi e mirë që Presidenti të futet në binarët e kushtetutës. “Unë nesër do t’i dërgoj presidentit dekretimin ku përsëri do ti dërgoj dekretimin e Sandër Lleshit me një letër apo me një relacion shpjegues të mirë argumentuar dhe në traditën e krijuar nga presidenti pë rhir të vërtetës që në rastin e negociatave me Greqinë për të arritur në atë marrëvehsje e plotfuqishme, ka çuar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar procesin.

Në këtë traditë do t’i çoj presidentit një shkresë shumë të detajar që të futemi në binarët e kushtetutës”, tha Rama. Kryeministria ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Presidenti për mos dekretimin e Lleshit dhe nëse ka ndikuar përplasja që ka patur me ish-presidentin Bujar Nishani. Rama ka thënë se Sandër Lleshi ka fituar në gjykatë të drejtën për t’u kthtyer në detyrë, por ish presidenti nuk e zbatuar këtë vendim.

Sipas Ramës, zv.ministri i Brendshme ka marrë dëmshpërblimin nga gjykata, por këto para kanë shkuar për bamirësi, që në momentin, që Sandër Lleshi ka filluar punë në Kryeministri. “Nuk më ka thënë asgjë të tillë Presidenti. Lleshi ka një shkarkim nga Presidenti, që është konsideruar i paligjshëm nga gjykata. Rikthimi në detyrë i një Gjenerali i bën Presidenti, dhe presidenti i i gjashtë, nuk e ka zbatuar. Dhe Gjenerali ka marrë dëmshpërblimin dhe para ato i ka dhënë për bamirësi që kur është lidhur me rrogë nga unë”, ka thënë Rama.