Zbardhen të tjera përgjime/ Shefi i policisë së Dhërmiut një hiç para Habilajt, shihni c’bëhet teksa flasin në telefon

Të tjera detaje po zbulohen për dosjen e Habilajve e cila duket se nuk do të mbarojë kurrë ndërsa vijonë te dalin në dritë bisedat telefonike mes anëtarëve të bandës, policisë dhe njerëzve të përrfshirë në këtë rrjet. Në dosjen e dorëzuar tashmë në Gjykatë për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit me Policinë edhe disa përgjime telefonike.

Mes tyre është edhe biseda e Florian Habilajt me ishshefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë. Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit, që u arrestua gjatë operacionit të Babicës, me motrën e tij, e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

PERGJIMET/ Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.

Bode: Alo Habilaj: Po Bode: Si je flori, mirë jeni? Habilaj: Mirë, faleminderit Bode: Sokol Bode të shqetëson  Habilaj: Po Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë Habilaj: Ku të pres? Bode: Poshtë Habilaj: A do të vij te karburanti? Bode: N’Çole, N’Çole Habilaj: Hajt se po vij aty.

Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani” Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuarnga motra e tij: Koçerri: Hë Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë Koçerri: Pse kishe gjë apo… Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull Koçerri: Po mirë, le të dalë Motra: Shikoj i çik lajmet

Koçerri: Pse? Motra: Po shikoj Motra: Hë ore  Koçerri: Të orës tre e gjysmë Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5 Koçerri: Sa  Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt Koçerri: Hë, alo Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore  KOçerri: Ja se po vij unë, te diga jam Motra: Ee, ndaj të mora Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj Koçerri: Hë vlla Habilaj: Ça bën o Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi Habilaj: Do vish i çik nga Fredi Koçerri: Mirë Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij Koçerri: Hë Motra: Ça bëre ti Koçerri: Hiç  Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë Koçerri: Kush ka? Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë  Motra: Tani pushuan qentë Koçerri: Shiko i herë me dritë